Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:38 | 18 Prill 2024
E.G
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
08:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. (Velani)

09:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kadetëve të Policisë së Kosovës. (Salla 1 Tetori)

09:00

Mbahet konferenca me temën: “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara”. Marrin pjesë: Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Bardhyl Dobra, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Arbëresha Loxha Stublla, Drejtore Ekzekutive e GLPS. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë)

10:00

Bëhet Konstituimi i Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00

Nër nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore. (Varrezat e dëshmorëve të Prishtinës – Velani)

10:30
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

11:00

Në kuadër të Akademisë Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, bëhet promovimi i librit “Hallaqi i Vogël me Zemër të Madhe”. ( Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” – Lipjan)

13:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të masakrës në Dyz, Podujevë. (Dyz, Komuna e Podujevës)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme