Google ADS

Presidentja e Komisionit Evropian sulmohet verbalisht nga një qytetar gjatë një samiti

23:44 | 17 Prill 2024
E.H

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është përballur me një incident teksa po merrte pjese në një aktivitet në Bruksel.

Një protestues pro-palestinez akuzoi von der Leyen se po e përkrah Izraelin për të kryer gjenocid në Gaza dhe sipas protestuesit, ajo është një “kriminele” dhe e ka vendin në Hagë.

Siç shihet edhe nga pamjet, presidentja e KE qëndron e qetë dhe dëgjon qytetarin, i cili më pas është larguar nga rojet e sigurisë.

“Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja Von Der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.

Të ngjashme