Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë ndalimi i zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, është provë e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Republika e Kosovës në kuadër të drejtave të avancuara për komunitete joshumicë e ka ndër të tjera të përcaktuar që zëvendësdrejtorin e Policisë ta ketë nga radhët e komunitetit serb, e në anën tjetër sipas tij, i njëjti është arrestuar pikërisht nga autoritetet serbe.
Ndërkohë, sipas tij, Serbia rrejshëm ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë.
“Republika e Kosovës në kuadër të drejtave të avansuara për komunitete joshumicë e ka ndër të tjera të përcaktuar që zv.drejtorin e Policisë ta ketë nga radhët e komunitetit serb. Ndërkohë që Serbia rrejshëm ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë, ajo pikërisht arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë e integrohet në vendin e tij. Rasti i sotëm i ndalimit nga Serbia të zv.drejtorit Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb është prova më e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...