Ter Stegen: Nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq, gjithçka ndryshoi prej atij momenti, por i kuqi qëndron

17:44 | 17 Prill 2024
D.H

Barcelona u eliminua mbrëmë nga Champions League pas humbjes 4-1 në Spanjë, nga Parisi në çerekfinalen e dytë.

Ndeshja e parë ishte fituar nga blaugrana me rezultat 3-2, në ‘Parkun e Princave’, shkruan Arbresh.info.

Madje Barcelona krijoi epërsi edhe në Spanjë kur në minutën e 12-të, shënoi Raphinha.

Por gjithçka shkoi kur Araujo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të.

Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter-Stegen në konferencë për media foli rreth kartonit të kuq të mbrojtësit uruguaian.

Kujtojmë se trajneri i Barcelonës, Xavi fajësoi gjyqtarët për eliminim dhe gjithashtu e kundërshtoi kartonin e kuq të Araujos.

Mirëpo të njëjttin mendim me trajnerin nuk e pati edhe Ter Stegen.

“Unë isha gati të dilja për të kapur topin… Nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq. Gjithçka ndryshoi prej atij momenti. Por i kuqi qëndron. Nëse nuk do të kishim pësuar golin e parë dhe do të shkonim në avantazh në pushim, do të kishim mundësinë të luftonim në pjesën e dytë”, deklaroi 31-vjeçari.

Gjermani u shpreh i mërzitur pas humbjes.

“Jam shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën”, u shpreh gjermani.

Portieri gjerman edhe pse pësoi katër gola ka qenë një nga më të mirët tek skuadra e tij pasi me disa pritje të tij ka bërë që ky rezultat të mos ishte më i thellë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme