Google ADS

Flet djali i axhës së të ndjerës Gjyljeta Ukella, fton drejtësinë që të zbardhin rastin

17:28 | 17 Prill 2024
E.H

Shpat Ukella, vëllai i Gjyljeta Ukella e vrarë mëngjesin e së martës nga bashkëshorti i saj në Pejë, ka thënë se rasti i motrës së tij ka qenë shumë i rëndë.

Pas varrimit të Gjyljeta Ukella, ai shkurtimisht para mediave ka ftuar organet e drejtësisë që të zbardhin këtë rast teksa ka uruar që një gjë e tillë të mos ndodhë më kurrë.

“Për neve është rast shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të kryejnë punën e tyre, dhe uroj që asnjëherë mos të ndodhin më këso raste në qytetin tonë, as në shtetin tonë as në kombin tonë”, ka thënë Shpat Ukella, vëllai i Gjyljeta Ukella./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme