Barcelona u eliminua mbrëmë nga Parisi në çerekfinale të Champions League.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-1 në të mirë të parisienëve, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo një karton i kuq i Ronald Araujo i prishi punë shumë Barcelonës.
Araujo u ndëshkua në minutën e 29-të, kur Barcelona po avanconte 1-0.
Teksa për shumëkënd ai është edhe fytyra tragjike e kësaj ndeshjes.
Një ditë pas eliminimit mbrojtësi uruguaian ka reaguar në rrjetin social Instagram.
Ai ndër të tjera ka shkruar se futbolli përveçse i jep lumturi tani i ka dhënë një goditje të fortë.
“Futbolli që më dha aq shumë lumturi, tani më ka dhënë një goditje të fortë. Falënderoj të gjithë ata që janë pranë meje pa kushte, bashkëlojtarët që dhanë gjithçka në fushë dhe tifozët që besuan në këtë ekip deri në fund. Jam shumë i mërzitur që nuk mundëm të ua dhurojmë atyre këtë gëzim. Ne do të përpiqemi përsëri për Barçën!”, shkroi Araujo në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
Araujo është një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka skuadra e Barcelonës, ai është pjesë e katalanasve që nga viti 2020./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek