“Etihad Stadium’ i pathyeshëm, Reali kërkon fitoren e parë në këtë impiant

16:57 | 17 Prill 2024
D.H

Manchester City dhe Real Madridi luajnë ndeshjen kthyese në çerekfinale të Champions League.

Ndeshja e parë në ‘Santiago Bernabeu’ përfundoi me rezultat baras 3-3, shkruan Arbresh.info.

Manchester City ka qenë macja e zezë e Real Madrid sezonin e kaluar në Champions League kur e eliminoi në gjysmëfinale të Championsit me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Kurse humbje të thellë pësoi në “Etihad Stadium’ me rezultat 4-0.

Kjo ishte një ndër humbjet më të thella në Champions League për ‘mbretërit’.

Real Madridi nuk ka humbur në 15 ndeshjet e fundit, humbja e fundit ishte në Copa Del Rey Atletico Madridi.

Teksa City ka një bilanc edhe më të mirë se Real Madridi, ku fjalën humbje nuk e njeh tash e 27 ndeshje.

Deri më tani arena ‘Etihad Stadium’ ka qenë e pathyeshme për Cityn ndaj Real Madridit.

Gjithsej në Etihad ka dy barazime e tri humbje.

Ndërsa sot kërkon që të arrij fitoren e parë të udhëhequr nga dyshja Bellingham-Vinicius.

Kujtojmë se Manchester City është kampion në fuqi i Evropës, ndërsa Real Madridi është 14 herë fitues i kësaj gare dhe një ndeshje e zjarrtë pritet të jetë në ‘Etihad Stadium’./Arbresh.info/

Të ngjashme