Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me deklaratat e ardhura nga politika kundër Prokurorisë së Posaçme. Përmes një postimi në rrjete sociale në faqen e ambasadës, ambasadori Alastair King-Smith, rithekson mbështetjen e fortë të Mbreterisë së Bashkuar për SPAK-un.
Ambasadori nënvizon se përpjekjet e Prokurorisë së Posaçme janë jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vend.
“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Kujtojmë se më herë kundër sulmeve ndaj institucioneve të drejtësisë reagoi dhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Deklaratat e selive diplomatike vijnë pas akuzave që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ngriti ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, se hetimi ndaj tij nisi në vitin 2019, pas takimit që Dumani pati me ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal./euronews.al/
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...