Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur arrestimin e administratorit të grupit “Albkings” në Telegram ku shpërndaheshin fotografi dhe videove të ndryshme intime të femrave përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se dëmi emocional dhe dhuna psikologjike e shkaktuar nga ky grup duhet dënuar sikurse edhe kërcënimet e shantazhet, denigrimet apo abuzimet nga këta persona, shkruan Arbresh.info.
“Mirëpres arrestimin e administratorit të grupit më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë “Albkings”. Ky grup numëronte rreth 100 mijë përdorues të cilët e shfrytëzonin si platformë për denigrim, shantazh, kërcënim, shpifje, abuzim ndaj vajzave dhe grave.”, ka shkruar ajo.
“Në këtë grup në vazhdimësi janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave dhe grave, duke përfshirë vajza të mitura. Dëmi emocional dhe dhuna psikologjike e shkaktuar nga ky grup duhet dënuar sikurse edhe kërcënimet e shantazhet, denigrimet apo abuzimet nga këta persona. Uroj që ky rast të vazhdojë të trajtohet me seriozitet pasi që kemi shumë raste që pas ndarjes së paligjshme të fotografive apo videove private, shumë vajza dhe gra kanë bërë vetëvrasje.”, ka shkruar mes të tjerash Haxhiu.
Më tej, Haxhiu u shpreh se secili nga personat duhet të përgjigjet para drejtësisë.
“E vlerësoj punën e policisë dhe prokurorisë deri më tani.”, përfundoi Haxhiu.
Lajmin për arrestimin e administratorit të grupit e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë duke thënë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Denigronin gratë shqiptare në Telegram, arrestohet një nga të dyshuarit e grupit “AlbKings”
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...