Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror për Zgjedhje (KQZ) i është drejtuar Listës Serbe se përpjekja e tyre për ta penguar jetën demokratike në Kosovë ka për të dështuar me 21 prill.
Sipas tij, ka ardhur koha që të mirren masa për këtë subject nëse i ndalin veprimet antishtetërore, shkruan Arbresh.info.
“Është me rëndësi që të dihet se këto janë direktiva të Listes Serbe që me e pengu një proces që na i kanë shurdhu veshët qe sa. Na e kemi bërë maksimumin që me e realizu këtë proces, e tash kemi një parti politike që po i sfidon hapur institucionet e Kosovës. Ka ardhur koha që edhe ne të marrim masa për këtë subjekt politk nëse nuk i ndal këto veprime antishtetërore”, ka thënë ai.
“Listës Serbe i them publikisht, që përpjeka e tyre për me e pengu jetën demokratike në Kososvë ka me dështu më 21 prill. Ky lloj i veprimit të Listës Serbe të vihet në fokus të organeve të drejtësisë, që ky subjekt që e dimë që ka lidhje me terrorizimin, këto organe duhet të merren me antarët e tjerë të këtij subjekti politik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton