Oda e Hotelerisë dhe e Turizmit e Kosovës ka reaguar pas bllokimit të qytetarëve nga autoritetet serbe në kufirin Kroaci-Serbi.
Me anë të një njoftimi në Facebook, OHTK shkruan se e ka marrë me shqetësim të madh këtë lajm.
“OHTK ka marrë me shqetësim të madh lajmin për ndalimin e qytetarëve të Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë, të cilët nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, thuhet në njoftimin e OHTK-së.
Ndër të tjera, OHTK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të veprojë që qytetarët të lirohen dhe të lëvizin lirshëm.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse të veprojnë sa më parë në mënyrë që qytetarët tanë të lirohen të lëvizin lirshëm”, thuhet në njoftimin e Odës.
Më tej, Oda shkruan se e drejta për lëvizje të lirë, bazuar në të gjitha aktet ndërkombëtare, u takon të gjithë njerëzve dhe askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë këtë qytetarëve të Kosovës.
“Është koha që institucionet tona dhe ato të shtetit shqiptar të reagojnë ndaj këtij akti qyqar të Serbisë. Apelojmë te qeveria që qytetarëve tanë t’u ofrohet mbrojtje dhe mbështetje duke uruar që ata sa më parë të kthehen në Kosovë”, shkruhet në njoftimin e OHTK-së./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...