Njësia Speciale e Kosovës i ka larguar protestuesit të cilit e kishin bllokuar derën e hyrjes së Rektoratit, duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi.
Pavarësisht kërkesave të policisë protestuesit të lironin derën, ata nuk pranuan duke u shprehur se nuk do të largohen pa vendimin për shkarkim të profesorit në fjalë.
Protestuesit e kanë bllokuar derën e objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshilli të Etikës, studentët kanë bllokuar për rreh një orë derën e objektit duke mos lejuar as kënd që të hyje e të dal nga objekti./eo
Kurti konfirmon ndryshimin e masave për importet nga Serbia
Murati: Mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve
Nga tetori rriten për 20 për qind një pjesë e pensioneve
Rami Hadar jep dorëheqje, nuk është më trajner i KB Pejës
Ndërroi jetë akademik Tahir Emra
Begaj përshëndet studentët për vitin e ri akademik nga Unive...