Mesfushori i Lecces dhe i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Sassuolos. Futbollisti 28-vjeçar u shfaq shumë i lumtur për suksesin ndaj Empolit në kampionat që erdhi në limitet e takimit.
“Kjo fitore ishte e rëndësishme sepse Empoli është një kundërshtar i drejtpërdrejtë në garën për mbijetesë. Ne fituam, ndërsa të tjerët barazuan. Seria A është e vështirë. Do të jetë thelbësore të marrim sa më shumë pikë në këto gjashtë ndeshje”, shtoi Ramadani.
I pyetur për ndikimin e trajnerit Luca Gotti në paraqitjen e skuadrës, mesfushori nga Ferizaj u përgjigj shumë qartë;
“Ne dhamë gjithçka për të treguar se duam të bëjmë mirë dhe të arrijmë objektivin. Trajneri ndryshon formacionin nga ndeshja në ndeshje. Tani luajmë me dy në mesfushë. Jemi më kompakt, kjo është një rrugë më e mire për t’u ndjekur dhe nuk pësojmë gol në tre ndeshjet e fundit. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhë që është Sassuolo”, deklaroi mesfushori.
Ramadani nuk mund të mos fliste për formën e treguar në kampionat dhe synimin që ka me kombëtarën shqiptare në “Euro 2024”.
“Kur hyj në fushë kam besim të madh, nuk kam frikë nga askush. Thjesht dua të bëj mirë dhe ta fitoj ndeshjen. Dua të arrij fillimisht mbijetesën me Leccen dhe më pas të bëj mirë në Kampionatin Europian me Shqipërinë”, mbylli deklaratën e tij futbollisti i kombëtares./Ss
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...