Disa autobusë të Kosovës me udhëtarë të shumtë janë bllokuar nga ana e zyrtarëve serbë në pikën kufitare Kroaci-Serbi.
Arbresh.info ka kontaktuar me pronarin e kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia, gjashtë autobusë të së cilës gjenden të bllokuar në kufi, i cili tha tre autobus të kompanisë së tij janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje të pikës kufitare.
“Tre autobusa në dalje dhe tre në hyrje të Zhitia Turist janë të bllokuar, tani jam udhës për në pikën kufitare që të jem në vend ngjarje. Arsyeja? Arseja është pikërisht dështimet e shteti serb në politikat e tyre”, tha Gazmend Zhitia për Arbresh.info.
Zhitia bëri të ditur se mbi 261 udhëtar të kompanisë së tij janë të bllokuar, ndërsa në mediet vendore kanë raportuar se mbi 600 udhëtar gjithsej kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare Kroaci-Serbi.
Ndërsa, shoferi i autobusit të kësaj kompanie, Euron Lluagaliu, i cili është në vendin e ngjarjes bëri të ditur për Arbresh.info se u janë konfiskuar pasaportat dhe letërnjoftimet kosovare dhe nuk janë duke i lejuar të hyjnë në zonën Schengen, ndërsa arsyet e ndalimit ende nuk janë të ditur.
“ Po na i kanë marrë letërnjoftimet dhe pasaportat dhe nuk po na lejojnë me hi në zonën Schengen. Jo, hala nuk jemi tu e ditë arsyen që nga ora 11:00 e mëngjesit jemi të bllokuar”, shprehet ai.
Ndryshe, sot gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim më Ministrinë e Punëve të Brendshme e Kosovës, kanë lëshuar njoftim në lidhje me këto tensione dhe situatën e bërë në këto pika kufitare.
MPJD dhe MPB kanë bëri tirrje për qytetarët që të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.
“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë. Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
LEXONI EDHE:
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...