Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit që iu bë sot nga Gjykata Speciale.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar familjari i Fahriut, Fadil Fazliu, i cili tha se të njëjtit i është konfiskuar telefoni.
“Po, është liruar Fahriu. Tash fola me të, telefoni iu ka konfisku dhe më tha se është intervistuar diçka, por nuk më tregoi detaje”, tha Fazliu.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas arrestimit të Fahri Fazliut të ri nga Gjykata Speciale.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Gjykata Speciale po vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar persona që në kohëne luftës ishin fëmijë, shkruan Arbresh.info.
“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar.”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE:
Familjarët e Fahri Fazliut japin detaje për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...