Flamuri i Bashkimit Evropian në zyrën e BE-së në Kosovë është ulur në gjysmështizë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë.
“Sot, flamuri i BE-së valëvitet në gjysmështizë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave që u vranë në #Kosovë si pasojë e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Facebook.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot( e mërkure), të jetë ditë zie në Kosovë.
Ky vendim ka ardhur pasi brenda katër ditëve janë vrarë dy gra nga burrat e tyre në Kosovë.
“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar presidentja Osmani.
Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi./Arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare