Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 do të diskutojnë se si mund t’i rrisin ndihmat e tyre për Ukrainën. Po a do t’i vënë ata në dispozicion Ukrainës mbrojtje të ngjashme me Izraelin.
Para takimit të G7 në ishullin e Caprit në Italipresidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u bëri thirrje partnerëve perëndimorë që t’i vënë Ukrainës në dispozicion mbrojtjen ajrore urgjentisht të nevojshme kundër dronëve dhe raketave ruse. Presidenti Zelenski tha se aleatët perëndimorë duhet të mbrojnë Ukrainën ashtu siç mbrojtën Izraelin kundër sulmeve iraniane.
Tajani: Situata në Izrael krejtësisht e ndryshme
Mikpritësi i takimit të G7, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, e hodhi poshtë krahasimin e Zelensky. “Situata në Izrael është krejtësisht ndryshe nga ajo në Ukrainë.
Forcat ajrore jordaneze u mobilizuan, sepse dronët dhe raketat iraniane po fluturonin mbi territorin e tyre, amerikanët dhe francezët i ngritën avionët e tyre, sepse kanë baza në rajon,” tha Antonio Tajani për agjencinë italiane të lajmeve ANSA. Në luftën e Rusisë kundër Ukrainës ne nuk jemi palë, por po mbrojmë kufirin lindor të NATO-s. “Ne nuk mund të bëjmë më shumë, sepse ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe ajo nuk po gjuan raketa dhe dronë kundër vendeve të NATO-s”, tha ministri i Jashtëm italian.
Furnizime indirekte nga Japonia
Gjatë takimit të takimit të G7 ministri i Jashtëm i SHBA-së, Anthony Blinken, do të shpjegojë se si administrata amerikane mund të arrijë të kapërcejë bllokadën republikane në Kongresin amerikan, sepse për momentin nuk mund të paguhen 60 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
Tre partnerët evropianë të G7, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, si dhe Kanadaja dhe Japonia pritet të deklarojnë, nëse dhe si do t’i rrisin ndihmat e tyre për Ukrainën.
Sipas diplomatëve italianë ministri i Jashtëm japonez Kamikawa Yoko pritet të deklarojë nëse Japonia do të shtojë furnizimet me raketa për SHBA-në, në mënyrë që amerikanët t’i dërgojnë ushtrisë ukrainase armë të prodhuara nga SHBA. Kushtetuta e Japonisë, i ndalon furnizimet e drejtpërdrejta për palët ndërluftuese prandaj japonezët mund të marrin pjesë vetëm në mënyrë indirekte në furnizimin e Ukrainës./DW
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...