Google ADS

Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë për falsifikim parash, konfiskohen mbi 25 mijë euro

09:56 | 17 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave në Prishtinë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur 25 mijë e 316 euro të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura nga ndonjë institucion bankar pasiqë paratë ishin të bëra me ngjyrë, shkruan Arbresh.info.

“Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë). Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25.316 (njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) € (të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar/financiar, pasi që parat ishin të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme.”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Hetuesit policorë, gjatë tërë kohës kanë qenë në koordinim me prokurorin e rastit, në konsultim më të, ndaj dy të dyshuarve të lart-cekur, është iniciuar rasti karshi veprës penale: ‘falsifikim i parasë’. Sot, më 17.04.2024, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit, ata dërgohen në mbajtje për 48 orë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme