Shqipëria kryeson me numrin e vizitorëve për muajin shkurt, Rama: Bota po vjen drejt nesh

09:51 | 17 Prill 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria kryeson me numrin e të vizitorëve.

Këto komente Rama i bëri në Facebook, ku tha se Shqipëria mirëpret botën qe vjen çdoherë e më shumë drejt nesh.

“SHQIPËRIA kryeson përsëri në shkurt 2024, me rritjen më mbresëlënëse të numrit të vizitorëve në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për aeroportet e Europës. Vendi ynë i bukur mikëpret botën që vjen çdo muaj e më shumë drejt nesh”, ka shkruar ai.

Tutje, Rama shkruan se më shumë ekonomi, më shumë punë, më shumë prodhim vendas, më shumë tregëti, më shumë konsum, më shumë të ardhura për vendin e për familjet e përfshira në zinxhirin e gjatë të vlerës së industrisë së turizmi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme