Google ADS

Aksident i rëndë trafiku mes tri veturave në Suharekë, lëndohen dy persona

08:56 | 17 Prill 2024
R J

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sopij të Suharekës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në drejtim të emergjencës së Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Sot me date 17.04.2924 ,rreth orës 07:45 êshtë raportuar për një aksident trafiku ne fshatin Sopij, Suharekë. Në aksident ishin të përshirë tre automjete.
Si pasojë e aksidentit së paku dy persona a kane pësuar lëndime dhe janë dërguar në drejtim të emergjencës së Spitalit Rajonal të Prizrenit, gjithashtu janë shkaktuar dëme materiale.”, ka thënë Bytyqi.

“Policia është duke e hetuar rastin”, ka konfirmuar Bytyqi./Arbresh.info/

Të ngjashme