Xavi: Barça u eliminua për shkak të gabimit të gjyqtarit

08:46 | 17 Prill 2024
K.B

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka hedhur fajin te gjyqtari për eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germaini.

Xavi, mes tjerash theksoi se ishin gabimet e gjyqtarit, që e eliminuan skuadrën e tij.

“Është për të ardhur keq, rrugëtimi ynë në Ligën e Kampionëve ka përfunduar për shkak të gabimit të gjyqtarit”, u shpreh Xavi.

“Sapo i thashë arbitrit se ai ishte një fatkeqësi. Është realiteti”.

Përndryshe, PSG-ja e eliminoi Barcelonën në mbrëmje nga kjo garë me rezultat 6-4, nga dy ndeshjet. /Klankosova.tv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme