Zhduket një e mitur në Gllogoc

08:36 | 17 Prill 2024
K.B

Një vajzë e mitur është zhdukur në Gllogoc.

Rastin në Polici e ka raportuar babai i saj, i cili tha se nuk di për vendndodhjen e saj.

“Korroticë e Epërme, Gllogoc 16.04.2024, 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme