Akil Gjakova dorëzohet në Polici të Kosovës

23:50 | 16 Prill 2024
E.H

Akil Gjakova është dorëzuar në polici, pasi i njëjti që nga mëngjesi kërkohej nga Policia, si i dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Lajmin për dorëzimin e tij e ka konfirmuar për sinjalin avokati i tij, Asdren Mekaj.

“Akili është dorëzuar tek policia kufitare, në kufi me Shqipërinë në 22:05, i ka prezantuar të gjitha dokumentet se ka qenë jashtë shtetit për ta trajtuar një lëndim trupor. Tash do të vazhdojmë me procedurat tjera”, tha Mekaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme