Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu e ka quajtur vendim historik votimin pro anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare.
Sejdiu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se pas debatit Asambleja Parlamentare i dha një mbështetje të fuqishme Kosovës duke e miratuar kërkesën e saj, përcjell Arbresh.info.
Ai beson se me 16 maj Këshilli i Ministrave do të vendos pozitivisht për Kosovën.
Postimi i plotë:
Vendim historik që then barrierat dhe paragjykimet për Kosovën
Sonte Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pas debatit që e zhvilloi, me vendimin që mori i dha një mbështetje të fuqishme Kosovës duke e miratuar kërkesën e e saj për të qenë anëtare e KiE.
Vendimi i tillë do t’i dorëzohet Këshillit të Ministrave të BE-së. Duke vlerësuar lartë angazhimin e deputetëve të Asamblesë Parlamentare në mbështegje Republikës së Kosovës, me plot bindje besoj se edhe Këshilli i ministrave do të vendosë pozitivisht për Kosovën.
Duke theksuar në veçanti raportin mbështetës të Dora Bakoyanis-it si dhe diskutimet e deputetëve që e mbështetën atë, mund të thuhet se u thyen barrierat dhe paragjykimet për Kosovën, kërkesën e së cilës e mbështetën edhe deputetë nga vende që ende nuk e kanë njohur.
Krahas, kësaj mbështetjeje, me subjektivitetin e saj si shtet sovran ajo do të ketë mundësi të plota të dëshmojë aftësinë e saj që të shprehë qëndrueshmërinë e saj si vend sovran dhe demokratik. Urime Kosovë !/Arbresh.info
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...