Google ADS

Votimi pro anëtarësimit në KiE, Hasani: U shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën

20:38 | 16 Prill 2024
E.H

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Hasani përmes një postimi në X, ka thënë se sot u shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën.

“Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane”, tha Hasani./Arbresh.info

Lexo edhe:

Kosova kalon me sukses sfidën e parafundit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme