Netanyahu dhe qeveria e tij janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme, sipas presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.
“Izraeli po përpiqet të provokojë një konflikt rajonal dhe sulmi i tij ndaj ambasadës së Iranit në Damask ishte pika e fundit,” tha ai në një konferencë shtypi në Ankara pas një takimi të kabinetit, shkruan Al Jazeera.
Erdogan shtoi se konfliktet e reja rajonale janë të mundshme për sa kohë që “mizoria dhe gjenocidi” në Gaza vazhdon dhe ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me sens të përbashkët. Ai gjithashtu kritikoi Perëndimin për dënimin e sulmit të Iranit, por jo sulmin e Izraelit ndaj ambasadës së Iranit.
Irani sulmoi Izraelin me qindra dronë dhe raketa dhe zyrtarët izraelitë kanë premtuar se do të përgjigjen.
Irani e quajti breshërinë hakmarrje për një sulm izraelit më 1 prill që rrafshoi ndërtesën e konsullatës në kompleksin e ambasadës së tij në Damask dhe vrau dy nga gjeneralët e tij dhe disa oficerë të tjerë./abcnews.al
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I