Përfaqësuesi i Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lulzim Basha ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE është një akt për sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Në fjalën e tij të rastit, Basha ka deklaruar se edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e Këshillit të Evropës, ajo gëzon disa dobi të KiE-së.
Mes tjerash, ai përmendi edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë teksa ka shtuar se është sulm i ngjashëm me atë të Krimesë së Ukrainës.
“Vendimi që marrim sot mund të duket kompleks. Në fakt është zgjedhja më e thjesht. Kosova tashmë gëzon disa prej dobive të KiE. Pyetja është, a ti lejojmë qytetarëve Kosovar që ti gëzojnë këto benificione apo jo? Do të supozohej që sidomos ata që kanë në zemër interesat e Kosovës do të ishin të parët që do të kërkonin që ky akt të zbatohej sa më shpejt që është e mundur”, tha ai.
“Në shtator të vitit të kaluar një skenar shumë i ngjashëm me Krimen e Ukrainës ndodhi në veri të Kosovës nuk ishte incident i izoluar, nuk ishte sipërmarrje sporadike një sulm paramilitar i mirë përgatitur për të krijuar ndarjen e territorit të Kosovës, ngjashëm më atë që ka ndodhur në Krime. Dhe kjo është pjesë e asaj bote serbe. Mu për këtë votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE është akti më normal i normalizimit për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka deklaruar Basha./Arbresh.info
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...