Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit është shpërblyer në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong, me çmimin kryesor Firebird për regji.
“Burrneshat” ishte bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë, Italisë, Zvicrës dhe Gjermanisë dhe pati premierën në Berlinale këtë vit. Filmi nuk fitoi asnjë çmim, mirëpo ai kapi vëmendjen e publikut dhe i hapi dyert një rrugëtimi ndërkombëtar.
Filmi i mbështetur në romanin e Elvira Dones, flet për Hanën, që shndërrohet në Mark, si shumë burrnesha të tjera në malësi. Fati i saj ndryshon me dashurinë dhe dëshirën për të zbuluar mundësitë e jetës.
Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrbacher, ndërsa në kastën e aktorëve përfshihen edhe Flonja Kodheli, Luan Jaha, Ilire Çelaj, etj.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën