Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në shtëpinë e akademikut Rexhep Qosja.
Zyra e shtypit e Presidencës bën me dije se kreu i shtetit vlerësoi krijimtarinë e tij shkencore, letrare, artikujt kritikë me vlerë, si dhe veprimtarinë intelektuale.
Akademiku Qosja i shprehu Presidentit Begaj mbështetje në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet respektimit të standardit të gjuhës letrare shqipe në Shqipëri dhe Kosovë.
“Ndërsa evokoi figurat e Rilindjes Kombëtare, në veçanti veprimtarinë atdhetare, politike dhe letrare të Sami, Abdyl dhe Naim Frashërit, dhe të Naum Veqilharxhit, akademiku Qosja theksoi nevojën për vepra konkrete, që nxjerrin në pah vlerat e rilindësve dhe personaliteteve të shquara shqiptare, me synim ndërgjegjësimin e brezave të rinj.
Gjatë bisedës kujtuan me nderim sakrificat gjatë luftës së Kosovës dhe heroizmin e familjes Jashari, anëtarët e së cilës, burra, gra e fëmijë, dhanë jetën për këtë tokë, duke u shndërruar në një shembull unik në botë”, bëhet me dije në njoftimin e Presidencës./euronews.al
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë