Duhet të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje dhe kjo vepër penale duhet të dënohet me burgim e jo me para. Kështu thotë avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi për Arbresh.info, duke u ndërlidhur me vrasjet e grave që ndodhën brenda katër ditëve në Kosovë, pikërisht nga armët e zjarrit në duart e bashkëshortëve.
“Shteti ynë me urgjence duhet të bējë strategji kombëtare për parandalimin e vrasjeve ndaj grave, sepse sanksioni penal nuk po jep rezultate. Në atë strategjinë kombëtare, duhet armëmbajtja jo politika e dënimeve siç janë me para, por me u dhënë dënim me burg dhe në këtë mënyrë preventohet”, thekson Gashi – Bytyqi.
Ajo pohon se shteti duhet krijojë një strategji dhe të mos hidhet faji direkt vetëm tek policia dhe prokuroria.
“Të gjitha ministritë duhet me kriju strategjitë; Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qendra për Punë Sociale, me u ruajt, me u përcjellë me polici, mos me i gjuajtë shigjetat vetëm në polici dhe prokurori, sepse asnjë polic nuk mundet me i ruajte njerëzit në shtëpitë e tyre, tha avokatja.
Avokatja thotë se në shkollat fillore, duhet të hyjnë plan-programet mësimore për respektimin e barazisë gjinore.
“Ministria e Arsimit, duhet me hy në plan-programet mësimore në shkollat fillore, respektimin e të drejtave, domethënë barazitë gjinore me një fjalë, këtu duhen njerëzit profesionistë të niveleve të larta shtetërore”, shprehet Gashi-Bytyqi.
Ajo, thotë se shteti po e mbyllë syrin, pasi që ka shumë armë, dhe nuk po ka kontroll të mjaftueshme.
“Shteti po e mbyllë syrin, se armë ka shumë dhe problemi më i madh është që derisa ka ardhur kjo strukturë politike, pjesa veriore nuk është kontrollu fare dhe kanë mundur të gjitha llojet e profileve të armëve me u sjellë në Kosovë. Tash e kemi një situatë më ndryshe”, pohon avokatja.
Ndryshe, brenda katër ditëve, dy gra u privuan nga jeta pikërishtë nga arma e zjarrit dhe duart e bashkëshortëve të tyre. 21 vjecarja nga Ferizaj, Erona Cokli u vra nga bashkëshorti i saj 36 vjeçar, Valon Aliu, ndërsa të martën (sot), 43 vjecarja Gjyljeta Ukella nga Peja u vra nga bashkëshorti i saj 45 vjecar Edmond Lajqi.
Ndërkohë, nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra./Arbresh.info/Rita Jakupi
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...