Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dominuar ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.
Ai ndodhet në mesin e 44 nominimeve nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
“Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht është duke shërbyer si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer më parë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë”, thuhet në faqen zyrtare të European Union External Action.
Ndërkaq si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë është dominuar Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE. Më parë ai ka qenë ambasador i BE-së në Mal të Zi./rtk
Bejta sjell këngën e re “Alo”
Veçoritë e para të Apple Intelligence pritet të mbërrijnë më...
Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për ”DANC...
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të z...
Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
U godit me një shishe qelqi në oborrin e tij, humb jetën 65-...