Ushtroi dhunë ndaj gruas, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e xhudistit Akil Gjakova

15:27 | 16 Prill 2024
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e xhudistit Akil Gjakova, i cili kërkohet për veprën penale, “ Dhunё nё familje”.

Policia njofton se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“ Dhunё nё familje”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme