Google ADS

“Mbrojta e pyjeve”/ Policia ndalon 10 automjete transportonin drunjë pa dokumentacione në Ferizaj

15:07 | 16 Prill 2024
K.B

Policia e Kosovës njofton se është ndërmarrë një aksion, ku janë ndaluar 10 automjete transportuese me targa vendore që kanë transportuar drunjë pa dokumentacion të rregullt në Ferizaj.

Policia njofton se në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar nga një fletëparaqitje për transportim ilegal të drunjëve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjtëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme