Kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson ka shkruar një opinion për të përjavshmen britanike Telegraph, ku ka thënë se “fanatikët antimyslimanë do të duhej të kujtojnë borxhin që i ka Europa kulturës së Spanjës myslimane.
Kryetari i Londrës tha se gjatë vizitës që bëri në Spanjë, në Granada, ku gjendet e famshmja Alhambra, u mrekullua nga bukuria dhe arritjet e mbretërisë mesjetare.
“Jo, nuk ka asgjë për ti shtuar Spanjës mesjetare, asaj nuk i duhet asgjë më shumë urbane apo moderne që të bëhet prototip i pluralizmit dhe tolerancës. Por ajo që askush nuk mund ta mohojë, edhe po të dojë, është ndikimi i myslimanëve që sunduan në këtë epokë. Ka qenë pikërisht lulëzimi intelektual i kalifatit të Kordobës ai që ka mbrojtur tekstet e vjetra greke, dhe ka vënë në levizje Rilindjen Europiane. Arkitektura islame e Granadës është thjeshtë mbresëlënëse”.
Dhe duke cituar frikën mbi të ashtuquajturin “ekstremizëm islamik në Europë”, Johnson shkroi: “Në mes të gjithë kësaj zymtësie dhe frike … vlen të kujtohet dhe permendet një epokë në të cilën një kulturë specifike islame ka dhënë një kontribut të madh dhe të pavdekshëm për qytetërimi europian”. /mesazhi
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...