Google ADS

Dështon gjyqi ndaj Trump, tërhiqen anëtarët e jurisë: Nuk mund të jemi të paanshëm

14:17 | 16 Prill 2024
KRG

Dita e parë e gjyqit për pagesa të fshehta në dëm të Donald Trump përfundoi pa zgjedhjen e anëtarëve të jurisë.

 

Të paktën 50 anëtarë të mundshëm u tërhoqën nga salla e gjyqit në Nju Jork, me argumentin se nuk mund të jenë të paanshëm në proces.

 

“Nuk mund të shkoj në diplomimin e tim biri, apo në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe nuk jam në Xhorxhia, Florida apo Karolinën e Veriut për të bërë fushatë. Kjo u shkon për shtat demokratëve radikalë. Ata këtë duan dhe kjo është ndërhyrje në zgjedhje”, tha Trump.

Ndërkohë, mbështetës dhe kundërshtarë të ish-presidentit u përleshën jashtë selisë së gjykatës në Nju Jork. Trump akuzohet se ka falsifikuar të ardhurat e organizatës së tij dhe se ka fshehur pagesat e bëra për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels dhe modelen Karen McDougal, që pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie me të. Të gjitha këto për të shpëtuar fushatën elektorale të vitit 2016./Euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme