Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Fejzullah Rexhepi, bashkë me drejtues të sistemit prokurorial dhe të Akademisë së Drejtësisë, po qëndrojnë për një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pëemes një komunikate për media thuhet se, gjatë kësaj vizite, kryetari Rexhepi është takuar me kryetarin e Gjykatës Supreme të Karolinës Jugore, Donald W. Beatty. Pjesë e takimit ishin edhe kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, u.d. kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi dhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu.
Delegacioni nga sistemi i drejtësisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur takime edhe me përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Trajnimeve (NAC), derisa pritet të zhvillojnë takime të tjera gjatë javës si dhe të realizojnë një varg vizitash me rëndësi.
Gjatë ditës së martë, mes tjerash, është planifikuar një vizitë në Universitetin e Karolinës Jugore dhe takime në Zyrën e Kryeprokurorit të përgjithshëm të Karolinës së Jugut.
Në kuadër të agjendës njëjavore, delegacioni kosovar do të marrë pjesë në dy seanca gjyqësore për matjen e dënimit, të përcjella me diskutim nga gjyqtari Richard Gergel në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së, në Charleston.
Në këtë vizitë studimore, delegacionin nga Kosova e shoqërojnë John Hanley, këshilltar ligjor rezident, OPDAT dhe Benina Kusari, specialiste e lartë ligjore, OPDAT, derisa vizita është organizuar me mbështetjen Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Zyra OPDAT./Arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...