Objekti i ish ambulantës së lagjes “Viti” e fshatit Marec po shndërrohet në muze, Rama jep detajet

13:38 | 16 Prill 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se objekti i ish ambulantës së lagjes “Viti” e fshatit Marec, është duke u shndërruar në muzë.

Rama tha se gjatë luftës ky objekt ka shërbyer si spital ushtarak.

“Objektin e ish ambulantës së lagjes “Viti” e fshatit Marec, i cili gjatë luftës së fundit shërbeu si spital ushtarak, ku u trajtuan shumë civilë e ushtarë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gollak, me kujdesin më të madh po e rinovojmë për ta shndërruar në muze”, ka shkruar Rama.

Ai tha se me këtë investim në kuadër të realizimit të projektit për rregullimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, po respektojmë të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që ne sot gëzojmë./Arbresh.info/

Të ngjashme