Google ADS

Renovimi i hapësirave në Klinikën Emergjente, QKUK del me njoftim

13:30 | 16 Prill 2024
K.B

Qendra Klinike Universitare e Kosovës-QKUK, ka njoftuar se për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë.

Në njoftimin e tyre thuhet se të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës-QKUK, njofton se për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë. Andaj, të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme