Cole Palmer po përjeton një sezon ëndrrash në Londër.
Djaloshi që erdhi pa bujë nga Manchester City gjatë verës së kaluar, po bënë “zhurmë” me formën dhe golat e tij, teksa 21-vjeçari ishte përcaktues në suksesin 6-0 ndaj Everton, në takimin e vlefshëm për javën e 33-të të Premier League.
Jo vetëm vendimtar, por Palmer tani po vendos edhe rekorde te Chelsea, ndërsa ka nisur të bëhet shpejtë pjesë e historisë së “Bluve”.
Ndaj Everton, Palmer, i lindur në Manchester, por që duket totalisht i krijuar për Chelsea-n, realizoi katër gola, “pokeri” parë personal në karrierë, teksa tani e sheh vetën përkrahë Erling Haaland në krye të listës së golashënuesve me 20 gola sezonal, por nuk duhet harruar edhe fakti që ai ka dhënë edhe 9 asist.
Jo vetëm kaq, por Palmer u bë lojtari i parë në historinë e klubit që realizon në shtatë ndeshje radhazi në “Stamford Bridge”, statistikë që tani edhe mund të thellohet.
Sa i përket të ardhmes, Palmer është në kërkim edhe të asistimit të radhës, pasi në atë mënyrë si golat, por edhe asistimet do të ishin me dy shifra, që do ta bënte atë lojtarin e parë në historinë e klubit që kompleton një statistikë të tillë në sezonin debutues në Londër.
Ndeshja e radhës e vendos Chelsea-n dhe Palmer-in ndaj Manchester City-t në gjysmëfinalen e FA Cup, teksa në kampionat, “Blutë” tashmë janë në garë edhe për vendin e gjashtë, për të prekur Europën edhe nga Premier League./Ss
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...