Gjobitet me 200 euro 60- vjeçari në Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë

12:30 | 16 Prill 2024
K.B

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Ferizaj, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë në magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në Fshatin e Vjetër të Ferizajt.

SH.Ç, i moshës 60- vjeçare është gjobitur me 200 euro, dhe dy pikë negative dhe masë tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 09:05 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndaluar shoferin SH.Ç (M/K) i moshës 60 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, njofton policia.

Tutje policia thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme