Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u takua me përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të përfaqësuar nga Agim Shahini, si dhe me përfaqësuesin e Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi.
Gjatë kërij takimi u nënshkruan memorandum bashkëpunimi përmes së cilit pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit ku siç thuhet në njoftim, do të përfitojnë zbritje në shërbime hoteliere, restaurante dhe bujtina të bizneseve anëtare të ShRBSh-së në Republikën e Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.
Sveçla, shprehu kënaqësinë për vazhdimin e kësaj nisme nga bizneset e Republikës së Kosovës edhe në ato të Republikës së Shqipërisë.
Ai inkurajoi Aleancën Kosovare të Bizneseve që të eksplorojë mundësinë për të përhapur këto përfitime edhe për pjesëtarët e Policisë dhe Zjarrfikësit e Shqipërisë.
Ministri Sveçla falënderoi bizneset shqiptare për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në këtë iniciativë.
Takimi ndodhi në prani të menaxhmentit të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, si dhe përfaqësuesve të dy sindikatave dhe disa bizneseve shqiptare./Arbresh.info/
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...