Drejtoi automjetin nën masën mbrojtëse, gjobitet shoferi me 500 euro dhe 5 pikë negative

10:18 | 16 Prill 2024
K.B

Njësia për Kontroll të Autostradave ka gjobitur të dyshuarin pasi ka drejtuar automjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, me 500 euro.

Ndaj të njëjtit janë shqiptuar edhe 5 pikë negative, si dhe i është konfiskuar automjeti.

“Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i njëjti është gjobitur 500€, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti”, njofton policia./Arbresh.info/

Të ngjashme