Vrasja e gruas në Pejë, Osmani: Ky femicid ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet

10:07 | 16 Prill 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së nëj gruaje në Pejë.

Duke folur në organizimin opër inciativën “Thinking of you”, ajo tha se ky femicid i cili ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet, shkruan Arbresh.info.

“Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është  në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb, rizgjohemi të gjithë në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash, grash për të humbur”, ka thënë ajo.

Tutje ajo u ka bërë thirrje aktivistëvë të shoqërisë civile, institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë të ndalin dhunën në baza gjinore.

“E kemi detyrë gjithsecili prej nesh që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat dhe gratë dhe t’i mbrojmë gjithë qytetarët e vendit tonë”, tha ajo.

Ndryshe, dorasi dyshohet se është bashkëshorti i viktimës.

Ai është arrestuar./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë

 

Të ngjashme