Policia e Kosovës ka arrestuar 25 vjeçarin L.Q në Ferizaj pasi që i njëjti kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Sipas policisë, i njëjti kërkohej për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik dhe Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare” me dënim burgimi prej 72 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 15.04.2024 rreth orës 15:00 policët e stacionit në Ferizaj tek qendra ‘’The Village – Shopiping & Fun’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeçar.”, thuhet në njoftim.
Policia rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim ndërsa ka inkurajuar bashkëpunimin me policinë.
“Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, tha ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...