Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

07:19 | 16 Prill 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin shi, shkruan Arbresh.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme