Google ADS

Shkëlqen Palmer, Chelsea ‘shkatërron’ Evertonin

23:02 | 15 Prill 2024
D.H

Chelsea ka arritur të mposht Evertonin me rezultat të thellë 6-0, në kuadër të xhiros së 33-të në Premier League.

Cole Palmer nisi goladën e Chelseas në minutë ne 13-të, shkruan Arbresh.info.

Po i njëjti shënoi golin e dytë pesë minuta më vonë për 2-0.

Kurse Palmer pas 29 minutave kompletoi hattrickun e tij të parë dhe i dha Chelseas një epërsi solide në vazhdimin e ndeshjes.

‘Blutë e Londrës’ nuk u ndalën dhe në minutën e 44-të Nicolas Jackson shënoi për 4-0.

Edhe dy gola të tjerë u shënuan në pjesën e dytë.

Ishte sërish 21-vjeçari Cole Palmer që realizoi golin e katërt personal dhe të pestin për Chelsean në minutën e 64-të nga penalltia.

Ndërkohë për rezultatin përfundimtar 6-0 u përkujdes Alfie Gilchrist në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitore Chelsea ka 47 dhe ndodhet në pozitën e nëntë.

Kurse Evertoni rënien në Championship, ku ndodhet në pozitën e 16-të me 27 pikë dy më shumë se vendi i 18-të./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme