Dymbëdhjetë organe të medias nxitën dy kandidatët e pritshëm presidenicalë, Joe Biden dhe Donald Trump të pranojnë të përballen në debat me njëri-tjetrin, duke thënë se debatet janë “traditë e pasur” dhe pjesë e çdo fushate për zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 1976.
Zoti Trump, i cili nuk mori pjesë në debatet me kandidatët republikanë, ka dhënë shenja se është i prirur të përballet me kundërshtarin e tij, ndërsa Presidenti Biden nuk është angazhuar për një gjë të tillë.
Ndonëse ftesat ende nuk janë dërguar zyrtarisht, organet e medias thanë se nuk është herët që kampet e dy kandidatëve të deklarojnë publikisht nëse do të marrin pjesë në tre takime presidenciale dhe një të nën-presidentëve të përcaktuara nga Komisioni i pavarur për Debatet Presidenciale.
“Nëse është një çështje për të cilën amerikanët do të pajtoheshin gjatë kësaj periudhe të polarizuar, është që rëndësia e këtyre zgjedhjeve është jashtëzakonisht e madhe,” thanë organet e medias në një deklaratë të përbashkët. “Duke patur këtë parasysh, asgjë nuk e zëvendëson debatin e dy kandidatëve me njëri-tjetrin dhe para popullit amerikan, për vizionin e tyre se si e shohin të ardhmen e vendit tonë.”
Mediat ABC, CBS, CNN, Fox, PBS, NBC, NPR dhe The Associated Press nënshkruan letrën.
Presidenti Biden dhe ish Presidenti Trump debatuan dy herë në vitin 2020. Debati i tretë u anulua pasi zoti Trump, që në atë kohë ishte president, doli pozitiv me COVID-19 dhe nuk pranoi të debatonte pa qenë i pranishëm në sallë.
I pyetur më 8 mars nëse do të premtonte që të përballet në debat me zotin Trump, zoti Biden tha, “varet nga sjelljet e tij.” Gjatë debatit të parë në vitin 2020, Presidenti Biden e shfaqi hapur nervozizmin me kundërshtarin e tij dhe shkelja e rregullave të debatit nga ana e tij. Me një moment ai iu drejtua atij me fjalët, “a do ta pushosh?”
Menaxherët e fushatës së zotit Trump, Susie Wiles dhe Chris LaCivita thanë përmes një deklarate gjatë javës së kaluar se “ne tashmë kemi thënë se Presidenti Trump ka vullnet për të debatuar në çdo kohë, vend dhe kudo – dhe se koha për t’i filluar këto debate është tani.”
Ata iu referuan shtatë debateve të vitit 1858 ndërmjet Abraham Lincoln dhe Stephen Douglas, duke thënë “Amerika e sotme gjithsesi e meriton këtë.”
Komiteti Kombëtar Republikan votoi në vitin 2022 kundër pjesëmarrjes në takimet e sponsorizuara nga Komisioni për Debate Presidenciale. Ekipi i fushatës së zotit Trump nuk ka thënë se do të veprojë në përputhje me këtë vendim, por i vendosi disa kushte. Menaxherët e fushatës thanë se komisioni përzgjodhi një “moderator dukshëm anti-Trump” kur ia besoi këtë detyrë drejtuesit të emisionit të Fox News, Chris Wallace në vitin 2020 dhe kërkon garanci që debatet e komisionit të jenë të drejta dhe të paanshme.
Fushata e zotit Trump gjithashtu kërkon që debatet të fillojnë të mbahen më herët me arsyetimin që shumica e amerikanëve do të kenë votuar deri më 16 shtator, 1 dhe 9 tetor, datat e tre debateve, siç i ka përcaktuar komisioni.
Fushata e zotit Biden nuk komentoi për letrën e organeve të medias, duke iu referuar deklaratës së mëhershme të presidentit. Nuk pati reagim të menjëhershëm nga fushata e zotit Trump.
Por të shtunën, zoti Trump mbajti një tubim në pjesën verilindore të Pensilvanisë me dy podiume në skenë: njëri për të mbajtur ai fjalimin e tij dhe tjetra për të simbolizuar, siç tha ai, refuzimin e zotit Biden për të debatuar me të. Podiumi i dytë kishte një pankartë, ku thuhej “Kurdo. Kudo. Në çdo vend.”
Ndërsa mbante fjalimin gjatë fushatës, zoti Trump u kthye në anën e djathtë të tij nga ishte podiumi tjetër.
“Shikoni këtë, është për të,” tha ai. “E shihni podiumin? I bëj thirrje mashtruesit Joe Biden për debat kurdo, kudo, në çdo vend. Këtu. Dhe duhet të debatojmë sepse vendi ynë po shkon në drejtim tërësisht të gabuar dhe ndërkohë që është pak më herët se zakonisht, na duhet të debatojmë. Duhet t’ua shpjegojmë amerikanëve se çfarë po ndodh,” deklaroi zoti Trump.
C-SPAN, NewsNation dhe Univision gjithashtu iu bashkëngjiten thirrjes për debat. Vetëm një gazetë, USA Today, e nënshkroi letrën. Gazeta Washington Post refuzoi kërkesën për t’iu bashkuar kësaj përpjekjeje.
Televizioneve do t’iu shërbenin debatet e tilla. Shikueshmëria e kanaleve televizive të lajmeve ka shënuar rënie të dukshme në krahasim me fushatën e vitit 2020, ndonëse janë edhe disa faktorë të tjerë që kontribuojnë tek kjo zbehje e interesimit, një nga të cilët pandemia.
Në këtë cikël zgjedhor, nuk ka patur debate të brendshme mes kandidatëve demokratë dhe refuzimi i zotit Trump të marrë pjesë në debatet e kandidatëve republikanë ka zbehur interesimin për to.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...