Mehaj fton shqiptarët e suksesshëm në botë që të lobojnë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

22:09 | 15 Prill 2024
E.H

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ftuar të gjithë shqiptarët e suksesshëm në botë që të përkrahin Kosovën për pranimin në Këshillin e Evropës.

Thirrja e ish-ministrit vjen pasi Serbia ka nisur një fushatë kundër pranimit të Kosovës në KiE, përcjell Arbresh.info.

“Këngëtaret, artistët, futbollistet, biznesmenët, filantropet e shumtë, e shumë e shumë politikan shqiptar që janë pjesë e institucioneve neper vende te ndryshme te Evropës, i ftoj që të bashkohen në fushatën tonë lobuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i madh drejte anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian si dhe në aleancën me të fortë ushtarake të vendeve demokratike në botë, pra në aleancën e NATO-së”, shtoi ai.

Mes tjerash, Mehaj ka theksuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë që shteti të jetë pjesë e këtij mekanizmi evropian.

“Anëtarët e Këshillit të Evropës, duhet të dine se është Serbia ajo që po i shkel gjithnjë dhe në vazhdimësi marrëveshjet në raport me Kosovë, dhe shkelje me e re e këtyre marrëveshjeve është fushata që shteti serb e ka ndërmarr kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fund të fundit, qytetaret e Kosovës e meritojnë që shteti i jonë të jetë pjese e këtij mekanizmi evropian”, tha Mehaj.

“Të gjithë bashkë të vihemi në përkrahje të Kosovës sonë, të cilën e kemi amanet nga heronjtë që sakrifikuan gjithëçka patën për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e shteti tonë”, u shpreh ish-ministri Mehaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme