Moti nesër në vendin tonë do të jetë i ngrohët dhe me shumë vranësira.
Sipas Mendimi për Motin, nesër parashihet të depërtojnë edhe koncentrime më të larta të pluhurit saharian pranë sipërfaqes, që mund të çojnë vlerat e çastit të indeksit të cilësisë së ajrit në të dobëta, apo ndotje më të rritur, përcjell Arbresh.info.
“Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe Drenicës edhe të fuqishme me hove deri në 20m/s (70km/h). Temperaturat minimale zbresin në 11C e 13C, e ato maksimale paksa më të ulëta, deri në 23C e 25C. Gjatë mbrëmjes të reshura shiu paraqiten fillimisht nga pjesë perëndimore të vendit, e deri në mesnatë edhe pjesë tjera”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditëve të tjera, parashihet të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave
“Më shumë të reshura shiu priten ditën e mërkurë dhe enjte, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat zbresin në 12C e 14C të mërkurën e të enjten në 9C. Në vise malore priten të reshura dëbore. I paqëndrueshëm parashihet moti ditën e premtë, me mundësi për reshje lokale shiu, e të shtunën shfaqen sërish kushte për më shumë shi. Nëse temperaturat minimale zbresin fare pranë 0C, nuk përjashtohen mundësi që reshje dëboëre të shfaqen edhe në pjesë të Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur