Me gjendjen shëndetësore të Evan Ndicka të përmirësuar ndjeshëm, Roma dhe Udinese kanë filluar të mendojnë sërish për futbollin, teksa po diskutohet edhe data e mundshme e vijimit të ndeshjes.
Takimi i të dielës u ndërpre në minutën e 71-të me rezultatin e barabartë 1-1 dhe do të vijojë pikërisht në atë moment, teksa nuk ka ende një datë zyrtare për zhvillimin e saj.
Rregullorja parashikon që dy klubet të bien dakord vetë për një datë dhe nëse nuk ka një marrëveshje, atëherë ndërhyn Liga për të caktuar ajo datën kur do të luhen minutat e mbetura.
Opsioni i parë i mundshëm është 25 prilli, ditë e enjte, por mbetet për t’u parë nëse Roma do të jetë dakord t’i luajë ato 20 minuta mes përballjes me Bolongën të hënën dhe Napolin të dielën e ardhshme.
Nëse Roma kualifikohet për në fazën gjysmëfinale të Europa Leagues, përveç 25 prillit, nuk do të ketë më data të lira deri në 15 maj, datë kur do të luhet edhe finalja e Kupës së Italisë.
Më e lehtë paraqitet situata nëse verdhekuqtë eliminohen të enjten, pasi do të jenë të lira edhe mesjavat europiane kur janë planifikuar gjysmëfinalet, saktësisht 1, 2, 8 dhe 9 maj.
Vlen të theksohet se Udinese ka treguar gatishmëri që të pranojë datën e përzgjedhur nga Roma, duke qenë se bardhezinjtë nuk kanë asnjë angazhim tjetër përveç kampionatit./ss
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...